HomeAktualitet

Udhëheqësi “de fakto” kriminel me vulë amerikane! Grida kërkon edhe një: Një militant i PD më vuri në siklet, s’i thosha dot që s’i kemi dy kriminelë në parti dreqi ta hajë për të marrë pushtetin

Udhëheqësi “de fakto” kriminel me vulë amerikane! Grida kërkon edhe një: Një militant i PD më vuri në siklet, s’i thosha dot që s’i kemi dy kriminelë në parti dreqi ta hajë për të marrë pushtetin

Në fjalën e saj nga Kuvendi Kombëtar, Grida Duma tregoi një histori me një simpatizant të PD-së, i cili e kishte pyetur nëse kjo forcë politike a kishte ndonjë kriminel.

“Dikush më pyeti, a nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin?”, tha Duma.

Ajo tregoi se për një moment e pati të vështirë për t’i kthyer përgjigje; pasi sipas saj, dreqi ta hajë, a duhet t’i ketë kjo forcë politike dy kriminelë për të sjellë në pushtet këta njerëz.

“U zura ngusht, tregon ajo, t’i thoja atij se nuk i kemi dy kriminelë në parti, do t’i lija të kuptonte se ne ishim të dobët. Ti thoja se i kemi, do të thoshte se po dal në anë e kundër të historisë, në pjesën e keqe të saj”, tha ajo.

Më pas, Duma foli për mesazhin e një letre që ishte dorëzuar në recepsionin e PD-së për në adresë të saj.

Ajo rrëfeu se letra që i ishte dërguar mbante firmën e një të përndjekuri politik që për më tepër s’ankohet për fatin e tij.

Në letrën që i kishte ardhur asaj, ky i moshuar, i fliste për një episod, që kishte përjetuar përgjatë një udhëtimi me tren, kur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kishin nisur një dialog me një vajzë të re.

“Ajo po shikonte tek celulari i saj një video dhe buzëqeshte me veten, ndërsa unë së bashku me bashkëshorten po dëgjoja fushatën e PD-së. Në një moment ajo kthen kokën nga ne, dhe shton: Si i dëgjoni këta, të gjithë janë njësoj.

Fillimisht u nevrikosa, por bashkëshortja ime, njeriu që më qetëson nervat prej vitesh, ndërhyri, duke i thënë se sa bukur ishte veshur ajo, ndoshta edhe pse nuk e kuptoi, dikush asaj i po i bënte një compliment.

Pasi bashkëshortja po e përkëdhelte, në një moment i thotë asaj se gjithë kjo veshje, kjo liri, madje edhe lira për të sharë dikë, ka ardhur falë kësaj partie”, tha Duma.