HomeAktualitet

E bujshme! Pas shoqërimit në Komisariatin e Elbasanit, arrestohet Azem Hajdari i vogël dhe shoku i tij: Ja çfarë i ‘fundosi’!

E bujshme! Pas shoqërimit në Komisariatin e Elbasanit, arrestohet  Azem Hajdari i vogël dhe shoku i tij: Ja çfarë i ‘fundosi’!

Bëhet me dije nga Policia se është arrestuar djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën disa doza kanabis, teksa sot është arrestuar nga policia e Elbasanit. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe Ergi Gjumsi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.