HomeAktualitetDebat

Kosova fiton medaljen e dytë të artë olimpike, Kreshnik Spahiu: Keqardhje për Shqipërinë

Kosova fiton medaljen e dytë të artë olimpike, Kreshnik Spahiu: Keqardhje për Shqipërinë

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar i emocionuar pas medaljes së dytë të artë që mori sot Kosova në Lojërat Olimpike.

Sportistja Nora Gjakova u shpall Kampione Olimpike në Tokio.

Spahiu shkruan gjithashtu se ndihet shumë krenar për Kosovë, por i keqardhur për Shqipërinë që ka 108 vite shtet dhe nuk ka asnjë medalje në histori.

“SAPO NDODHI: Kosova bën historinë në Lojërat Olimpike, merr medaljen e dytë të artë!

Nora Gjakova shpallet Kampione Olimpike në Tokio.

Shqipëria 108 vjet shtet, s’ka asnjë medalje në histori.

Krenar për Kosovën, keqardhje për Shqipërinë.”, shkruan Spahiu.