HomeAktualitetKronike

Tronditëse! Del video nga vendi ku ndodhi krimi i 4-fishtë sot në Lushnje: Si u vra 30-vjeçari nga kushëriri? Pamje nga prona që u kthye ‘në mollë sherri’ mes tyre

Tronditëse! Del video nga vendi ku ndodhi krimi i 4-fishtë sot në Lushnje: Si u vra 30-vjeçari nga kushëriri? Pamje nga prona që u kthye ‘në mollë sherri’ mes tyre

Lushnja u trondit sot në orët e para të mëngjesit nga një krim i 4-fishtë, ku mbeti i vdekur 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe u plagosën babai i tij Shuaip Hasalla, e dy vëllezërit, Emiljano e Laert Hasalla.

Në pamje, shihet trualli i tokës, për të cilin mendohet se ka nisur konflikti mes kushërinjve.

Ngjarja është regjistruar në Garunjas të Lushnjës, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, konfirmuar kjo nga policia. Në pamjet e publikuara në media shihen forca të shumta policie në zonë, si dhe banorë të tjerë të fshatit.

Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë janë dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla. Për ta thuhet se ishin kushërinj me viktimën e të plagosurit, ndërsa prej vitesh ishin në konflikt për pronën.