HomeBotaSport

Përloti gjithë botën pas arrestit kardiak që pësoi në mes të fushës! Merret vendimi për Eriksen: S’do të mund të luajë futboll për…

Përloti gjithë botën pas arrestit kardiak që pësoi në mes të fushës! Merret vendimi për Eriksen: S’do të mund të luajë futboll për…

Mesfushori danez Christian Eriksen duket se po e merr veten pas ngjarjes dramatike pak javë më parë ku pësoi atak kardiak në mes të fushës.

Javën e ardhshme ai pritet të kthehet në Milano, për të takuar shokët e ekipit dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Në shumë raste ai është shprehur optimist mbi të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar edhe në deklaratat e tyre së bashku me bashkëshorten e tij Sabrina. Megjithatë, ekzaminimet do të japin vendimin e plotë dhe të saktë për të ardhmen.

Por pavarësisht testeve ai do të mbetet jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj. Nëse atij do i duhet me patjetër të mbajë defibrilatorin, atëherë nuk do të lejohet të luajë më ne Serie A, për shkak se kjo është kundër rregullave në Itali.