HomeAktualitet

“I denjë dhe me standarde evropiane”! Rama nxjerr videon nga projekti gjigant që është në ndërtim e sipër në vendin tonë

“I denjë dhe me standarde evropiane”! Rama nxjerr videon nga projekti gjigant që është në ndërtim e sipër në vendin tonë

Me anë të një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamjet nga kantieri i Kampusit të Universitetit Bujqësor.

Me pamje panoramike të kampusit në ndërtim e sipër kryeministri thekson se ky projekt po merr jetë pas tërmetit dhe është i denjë për çdo kampus universitar europian.

“I denjë dhe me standarde evropiane”

Aty po ndërtohen 8 godina të reja konviktesh me hapësira fjetjeje, studimi, ngrënieje, rekreacioni, të ideuar nga arkitekti.

Kapaciteti i kampusit parashikohet për 2200 studentë.