HomeAktualitetDebat

A mund të na thotë Berisha se si e paska mbrojtur Kosovën kur ishte “askushi” ?! Vazhdon dalldija mendore: Kam marrë miliona vota si politikan, ma punuen Blinken, Rama dhe Soros vetëm se s’doja që të ndahej Kosova!

A mund të na thotë Berisha se si e paska mbrojtur Kosovën kur ishte “askushi” ?! Vazhdon dalldija mendore: Kam marrë miliona vota si politikan, ma punuen Blinken, Rama dhe Soros vetëm se s’doja që të ndahej Kosova!

Sali Berisha thotë se në përballjen e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbështetjen e shqiptarëve.

Ai tregon se ka marrë miliona vota në historinë e tij si politikan gjatë jetës së tij.

Berisha tha se vendimi non grata për të është i bazuar në raportet Blinken dhe në raportime e Edi Ramës dhe George Soros.

Berisha: Janë miliona vota të shqiptare me shumë se çdo person tjetër në historinë e vendit. Nuk kam asgjë personale në raport partiak.

Ku vendim është i bazuar në raportet Blinken dhe në raportime e Edi Ramës dhe George Soros, për mua një armik i demokracisë shqiptare dhe popullit tonë. Ky muhabet ka filluar me shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

Kështu dalldisja mendore e Berishës vazhdon e përkeqësohet, sepse deliri i madhështisë i ka kaluar caqet dhe nuk ka mjek që e shëron. Vetëm një përgjigjie duan shqiptarët dhe i japin pafajsinë: Si e ndaloi ndarjen e Kosovës ku dhe kur po bëhej kjo ndarje dhe me çfarë autoriteti, kur ai për periudhën që flet ishe askushi, apo si Doktor Mortja i qytetarit dixhital?!

Je keq zoti kriminel, ke nevojë për mjek thonë qytetarët edhe ata që të kanë votuar por edhe ata që të kanë urryer, si komunist i konvertuar në demokob. /Ekskluzive.al