HomeAktualitetKronike

Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë: Rëndohet tragjedia! Pas 2 vajzave ndërron jetë nga me dhimbje edhe nëna

Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë: Rëndohet tragjedia!  Pas 2 vajzave ndërron jetë nga me dhimbje edhe nëna

Thellohet tragjedia për familjen Gjoka! Sot në Itali ka ndërruar jetë edhe gruaja, Alketa Gjoka. Kur ka kaluar thuajse një muaj nga shpërthimi i bombulës së gazit në hotelin e tyre, Alketa nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, ndoshta dhe nga dhimbja dhe pesimizmi për jetën pa vajzatb duke ndërruar jetë pas tyre.

Më herët ndërruan jetë 2 vajzat e Alketa Gjokës, të moshës 15 dhe 19 vjeçe, Daniela dhe Gjoka, ndërsa i vetmi i mbijetuar deri më tani është djali i mitur, Endri.

Ky i fundit duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore, megjithatë nuk ka dalë ende jashtë rrezikut për jetën.