HomeAktualitetKronike

Peleshi: Neutralizohet zjarri në Delisuf, eliminohet rreziku i banesave në Dukat

Peleshi: Neutralizohet zjarri në Delisuf, eliminohet rreziku i banesave në Dukat

Ka nisur sërish ndërhyrja me helikopter nga jari për shuarjken e zjarreve në Karaburun të Vlorës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se dy helikopterë, që po punojnë për neutralizimin e situatës. Peleshi shton se në fshatin Dukat të Vlorës, falë ndërhyrjes së trupave, zjarri është duke u reduktuar.

“Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohë që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave”, shkruan ministri Peleshi.