HomeAktualitet

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, flakët masive përhapen me shpejtësi në Fushë-Arrëz, dyshimet e para

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, flakët masive përhapen me shpejtësi në Fushë-Arrëz, dyshimet e para

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme, këtë herë në pyjet e Fushë-Arrëzit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha pranë rrugës së Krrabit, ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe ndalimin e përhapjes së tyre në zonën pyjore.