HomeLifestyle

Vetëm 4 vjeç, humb jetën papritur vajza e reperit të famshëm

Vetëm 4 vjeç, humb jetën papritur vajza e reperit të famshëm

Vajza e reperit Fetty Wap, Lauren Maxëell ka vdekur në moshën 4 vjeçare, tha nëna e saj, Turquoise Miami.

Miami ndau një video në “Instagram” të Maxëell duke buzëqeshur në një pishinë dhe njoftoi vdekjen e fëmijës së saj.

“Kjo është princesha ime, mahnitëse, e bukur, qesharake, e gjallë, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe kokëfortë. Nëse e shihni këtë postim thuajini vetes “të dua LAUREN” sepse ata thonë se shpirtrat mund ta ndjejnë dashurinë tuaj”, ka shkruar Miami në postim.

Detaje të tjera, përfshirë datën dhe shkakun e vdekjes, nuk janë ndarë publikisht. Wap gjithashtu nuk ka folur në lidhje me vdekjen e vajzës së tij.