HomeSport

Conference League: Teuta mundet në “frymën e fundit” në Dublin nga Shamrock Rovers! Anderlecht “shuan” ëndrrën e Laçit, fiton me “tris” në Elbasan

Conference League: Teuta mundet në “frymën e fundit” në Dublin nga Shamrock Rovers!  Anderlecht “shuan” ëndrrën e Laçit, fiton me “tris” në Elbasan

Teuta tregon simptomat e skuadrave shqiptare në minutat e fundit në Evropë.

Në Dublin, Teuta pësoi një humbje në shtesën e ndeshjes kundër Shamrock Rovers, duke shpërdoruar një shans të artë për të shkuar me barazim në duelin e kthimit.

Ndeshja u administrua më së miri nga durrsakët, që bën një paraqitje shumë të mirë në mbrojtje.

Portieri Svivi Frashëri bëri disa ndërhyrje mjaft të mira.

Në minutën e parë të shtesës, Emakhu përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Teutës për të shënuar nga një pozicion i afërt.

Sfida e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Niko Dovana”.