HomeAktualitetDebat

Grida Duma bën “zbulimin e madh”…jep alarmin: Shqipëria ka mbetur me një helikopter, tjetrin e përdor Rama për shëtitje

Grida Duma bën “zbulimin e madh”…jep alarmin: Shqipëria ka mbetur me një helikopter, tjetrin e përdor Rama për shëtitje

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma akuzon Ministrinë e Mbrojtjes për keqmenaxhim, paaftësi dhe shpërdorim detyre në përballimin e situatës së zjarrëve.

Demokratja thekson se Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e kryeministrit Edi Rama.

“Keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit. Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës.

Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore.

Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit. Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët”, shkruan Duma.