HomeBota

VIDEO/ Raportohet për viktima: Talebanët qëllojnë ndaj protestuesve në Jelalabad që nuk lejojnë të zëvëndësohet flamuri kombëtarë me atë taleban!

VIDEO/ Raportohet për viktima: Talebanët qëllojnë ndaj protestuesve në Jelalabad që nuk lejojnë të zëvëndësohet flamuri kombëtarë me atë taleban!

Të paktën dy persona janë raportuar të vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur në një përleshje gjatë protestave në Jalalabad. Al Jazeera, raporton se “një pjesë mjaft e madhe” e banorëve të Jalalabad po i rezistonin zëvendësimit të flamurit kombëtar të Afganistanit në qytet me flamurin taleban.

Ndërkohë, aeroplanët që mbanin qindra të evakuuar nga Kabuli kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani ndërsa vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për evakuim.

Shtetet e Bashkuara thanë se fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3,200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1,100 vetëm të martën.

Në Kabul, talebanët kërkuan të jepnin një ton pajtues në konferencën e tyre të parë për shtyp që nga marrja e kryeqytetit afgan, duke premtuar se do të respektonin të drejtat e grave “brenda kornizës së Islamit” dhe duke shprehur dëshirën për marrëdhënie paqësore me vendet e tjera.