HomeAktualitet

“Ka marrë kthesën e madhe”! Kosta Grillo drejt shërimit, kolegu i tij: Zoti ju ruajtë trutë e kokës ju që e mallkuat

“Ka marrë kthesën e madhe”! Kosta Grillo drejt shërimit, kolegu i tij: Zoti ju ruajtë trutë e kokës ju që e mallkuat

Komentatori sportiv Kostandin Grillo vijon të kurohet në Stamboll të Turqisë pas infektimit me COVID-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar.

Kjo u bë me dije nga gazetari Ervin Petraq Baku, i cili thotë se gjëndja e komentatorit të njohur, po shkon drejt normalizmit.

Baku thotë se analizat e gjakut të Kosta Grillos kanë dalë mirë dhe se beteja e mjekëve është përqendruar te rikuperimi i mushkërive.

“Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit!

Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë…

Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drejt normalitetit…

Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë”, thotë gazetari.

Ai ka treguar edh enjë bisedë të komentatorit me mjeken në Stamboll, të cilës i ka thënë se ndjehet shumë mirë, duke i kërkuar të largohet ng aspitali.

“- Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…

– Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!

Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të luteni! Falemnderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…

Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtë trutë e kokës… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!”, shkruan ai.