HomeSport

Goli në Arabinë Saudite dhe festa me shqiponjë, Mousa Marega: Është e Shqipërisë, për ty Ari, u prefsh në paqe!

Goli në Arabinë Saudite dhe festa me shqiponjë, Mousa Marega: Është e Shqipërisë, për ty Ari, u prefsh në paqe!

Në Arabinë Saudite është zhvilluar ndeshja e dytë e kampionatit. Kështu ish-sulmuesi i Portos, Mousa Marega, arriti që të realizojë golin e parë ndaj Al Tawon.

Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-2, ndërsa goli i futbollistit francez erdhi pasi kërceu me kokë mbi të gjithë. Pasi topi përfundoi në rrjetë, nisi edhe festa e menjëhershme me shqiponjë.

Këtë herë ishte i njëjti festim siç e kemi parë edhe nga duart e lojtarëve shqiptarë. Vetë lojtari portugez tregon në rrjetet sociale se shqiponja i përket Shqipërisë dhe për më tepër që ka dedikim të veçantë: “Kjo ishte për ty Ari”. /Sport Ekspres