HomeKronike

VIDEO: Shkojnë të blejnë unazën e fejesës në argjendari, djali grabitet nga një grua në Tiranë

VIDEO: Shkojnë të blejnë unazën e fejesës në argjendari, djali grabitet nga një grua në Tiranë

Një ngjarje e  turpshme është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet  teksa një grua i ka vjedhur çantën një djali në argjendari.

Ajo vihet re teksa hyn në argjendari e qetë dhe nga veprimet që bën, të bënë të mendosh se e kishte piketuar më parë djalin dhe çantën e tij.

Teksa i riu ishte bashkë me partneren dhe po shikonin për të blerë bizhuteri prej floriri, gruaja bën sikur e ka mendjen tek sendet e ekspozuara në vitrinë dhe afrohet tek çanta.

Ajo zgjat dorën dhe i merr me lehtësinë më të madhe çantën që djali e kishte lënë mbi banakun prej xhami dhe ishte tërësisht i hutuar duke parë bizhuteritë, bashkë më vajzën që e shoqëronte.

Ata do të blinin unazat e fejesës në një prej argjendarive në Tiranë që ndodhen në zonën e Shallvareve.