HomeAktualitet

Betohen 140 deputetët e legjislaturës së re, Berisha braktis seancën

Betohen 140 deputetët e legjislaturës së re, Berisha braktis seancën

Janë betuar 140 deputetët e rinj të parlamentit. Seanca e dytë plenare për këtë ditë nisi me fjalën e deputetes Klotida Bushka, e cila ishte dhe kryetarja e komisionit të verifikimit të mandateve.

Gjatë fjalës së saj, ajo miratoi të gjitha mandatet e fituara dhe deputetët për secilën parti përkatëse. Gjithashtu, u konfirmuan dhe 4 emrat që do të zëvendësojnë deputetët që dorëzuan mandatin e deputetit.

Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha i përjashtuar një natë më parë nga grupi parlamentar demokrat, pas vendimit të Lulzim Bashës.

Menjëherë pas betimit ai është larguar nga Kuvendi i vetëm, pa pritur procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.