HomeAktualitet

“Forca, mos u dorëzo”! Anëtari i Kombëtares shqiptare futet në intubim: Kuqezinjtë i dërgojnë mesazhin emocionues

“Forca, mos u dorëzo”! Anëtari i Kombëtares shqiptare futet në intubim: Kuqezinjtë i dërgojnë mesazhin emocionues

Mbrëmjen e djeshme futbollistët e Kombëtares shqiptare e nisën ndeshjen me San Marinon me një dedikim për fizioterapistin e tyre.

“Forca Ylli, mos u dorzo”, shkruhej në fanellat e tyre.

Ylli Mihali është i punësuar në kombëtaren shqiptare si fizioterapist prej gati 30 vitesh, por së fundmi po lufton me jetën në spital.

Mihali është i infektuar me COVID dhe momentalisht është i intubuar. Për këtë arsye futbollistët e Kombëtares i dedikuan atë mesazh inkurajues.