HomeNostalgji

“Do ju prishet goca pse e çuat për artiste”?! Pak histori nga aktorja e njohur Ajshe Stari

“Do ju prishet goca pse e çuat për artiste”?! Pak histori nga aktorja e njohur Ajshe Stari

Ajshe Stari është një aktore shqiptare e suksesshme shume në zhanrin komik. Ka lindur dhe jeton në Durrës më 21 maj 1940.

Filmografia
Piruet – (2005)
Dashuri në kr isma – (1997)

Fund i marr ëzisë – Fjalëkryqi – (1995) (TV)
Fije që priten – …Dhimitra (1976)
Udhëtim në pranverë – kamarjerja (1975)

Aishe Stari është një ndër aktoret më të njohura durrsake e cila numëron dhjetra role humori në skenë.

E ftuar në emision “Soiree” në Top Channel ajo ka folur për fillimet e karrierës dhe saj dhe mentalitetin e asaj kohe, ndërsa thotë se shumë njerëz i thoshin mamasë së saj që të mos e çonin atë në shkollë për aktore.

“Jo kaq të lira nuk kanë qenë. Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshni ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka treguar aktorja e njohur Aishe Stari.