HomeAktualitet

Tërmeti 3.9 ballë i shkallës rihter shkund Tiranën, epiqendra 24 km larg kryeqytetit

Tërmeti 3.9 ballë i shkallës rihter shkund Tiranën, epiqendra 24 km larg kryeqytetit

Një tërmet i magnitudës 3.9 ballë i shkallës rihter ka shkundur kryeqytetin. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 24 km larg në verilindje të kryeqitetit.

Mësohet se thellësia e lëkundjeve ka qenë 1 kilometër dhe ndaj lëkundja e tij është ndjerë e fortë por ka zgjatur shumë pak sekonda.

Tërmeti rikthen edhe njëherë frikën e lëkundjeve të tmershme të Nëntorit 2019, i cili shkaktoi jo pak viktima.