HomeAktualitet

Juristi i CEZ që “fundosi” Berishën: PD t’i prijë betejës për të pastruar llumin brenda vetes

Juristi i CEZ që “fundosi” Berishën: PD t’i prijë betejës për të pastruar llumin brenda vetes

Juristi Romeo Kara ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës së PD do t’i prijë betejës popullore për ndryshim për largimin e këtij regjimi politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se PD-ja fillimisht duhet t’i prijë betejës për të pastruar llumin brenda vetes.

Postimi i plotë:

PD t’i prijë betejës për të pastruar llumin brenda vetes, llumin e korrupsionit berishian, që përveçse Shqipërisë po kërcënon edhe vetë SHBA-në.

PD-ja tashmë nuk ka më as moralin dhe as takatin t’i prijë më asnjëje tjetër.

Më e mira dhe më e mundshmja që PD mund të bëjë, është që të shpërndahet përfundimisht, duke tërhequr këmbën zvarrë edhe për PS-në, LSI-në etj.

Jemi të tejngopur nga maskarada e kësaj politike dhe drejtimi i hajdutëve.

Vendit duhet t’i prijnë vetëm forca të reja politike.