HomeAktualitetKronike

Humbi 3 familjarët në Gërdec, e moshuara: Sa herë shkoj në dyqan, më del djali këtu e më thotë ku shkon o nënë, e më shoqëron!

Humbi 3 familjarët në Gërdec, e moshuara: Sa herë shkoj në dyqan, më del djali këtu e më thotë ku shkon o nënë, e më shoqëron!

Në ish-repartin ushtarak në Gërdec, memoriali me emrat e 26 viktimave të tragjedisë është aty për t’iu kujtuar të gjithë tragjedinë.

News24 ka qenë sot në fshatin që u bë i famshëm nga një tragjedi, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme për rihapjen e dosjes.

E vetmja që ka pranuar të flasë për gazetarin Erjon Skëndaj, nënë Zymbylja thotë se lotët nuk i janë tharë, si për nipin e vrarë, ashtu dhe për nusen e djalit.

Ndërkohë që edhe babai i nuses së djalit ka humbur jetën në këtë tragjedi. Drama e madhe që ka përjetuar kjo familje është ende e prekshme.

“Mediu do bëjë ato 5 vjet burg e do kthehet në shtëpi. Po ajo mamaja e nipave të mi dhe djali i djalit a do kthehet më?

Do thuash pse vajti, vajti nga e keqja. Tre veta. 13 vjet dhe mua dhe sot nuk më thahen lotët. Deri sa t’i vete atij djali dhe nuses atje.

I kujtoj përditë, kur shkoja në dyqan, më dilte djali këtu e më thoshte ku shkon o nënë, e më shoqëronte.

Iku djali i ka lënë librat aty, i ka lënë të gjitha aty”, tha e moshuara./BW