HomeBota

“Rezultatet e para janë të hidhura”, kandidati i partisë së Angela Merkel merr “lajmin e keq” pas votimeve

“Rezultatet e para janë të hidhura”, kandidati i partisë së Angela Merkel merr “lajmin e keq” pas votimeve

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, tregojnë një nivel jo të mirë për partinë e Angela Merkel, ku kandidon Armin Laschet.

Mediat gjermane e kanë cilësuar rezultatin e exit-polleve të para, si më të ulëtat në historinë e kësaj partie.

Sipas tyre, kjo vjen për shkak të largimit të Angela Merkelit. Sekretari i përgjithshëm i partisë i ka cilësuar të hidhura rezultatet paraprake.

Në një konferencë për mediat pas votimeve, Armin Laschet ka pranuar se rezultatet e para nuk janë të mira.

“Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë”, është shprehur Laschet.