HomeAktualitet

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin: Urime, morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin: Urime, morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

Kujtojmë se Taulant Balla është dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate ???gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.