HomeLifestyle

Pjesë e serialit turk, aktorja shqiptare: E lumtur që në çdo episod përmendet prejardhja ime

Pjesë e serialit turk, aktorja shqiptare: E lumtur që në çdo episod përmendet prejardhja ime

Një tjetër aktore shqiptare që bëhet pjesë e filmave turq. Modelja e aktorja nga Kosova, Arbnora Ademaj, është tashmë pjesë e “Kirik Hayatlar” në rolin e saj të parë.

Por ajo që e gëzon më shumë aktoren është që pothuajse në çdo episode përmendet prejardhja e saj shqiptare.

“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”, shkroi modelja, krahas një fragmenti nga seriali turk.

Arbnora Ademaj luan rolin e Leylas, një nuse shqiptare e martuar me një turk, që mbetët e ve në moshë të re, vetëm me një djalë.