HomeLifestyle

Foto/ Pak muaj pas divorcit, zbulohet lidhja e ish-gruas së futbollistit shqiptar Blerim Xhemali me sportistin e njohur

Foto/ Pak muaj pas divorcit, zbulohet lidhja e ish-gruas së futbollistit shqiptar Blerim Xhemali me sportistin e njohur

Erjona Sulejmani bëri bujë në mediat shqiptare dhe ato italiane vetëm pak muaj më parë pasi u nda nga ish-bashkëshorti i saj, futbollisti i famshëm shqiptar Blerim Xhemaili.

Pas ndarjes ish- modelja shokoi me deklaratën e saj kur tha se meshkujt futbollistë nuk janë gjë në shtrat dhe gratë e futbollistëve janë të pakënaqura.

Megjithatë Erjona mesa duket nuk ka vonuar të gjejë një partner të ri dhe gazetarët e emisionit sprortiv italian “Tika – Taka” kanë zbuluar se ajo kohët e fundit  po shoqërohet me basketbollistin 26 – vjeçar, Alessandro Gentile.

Vetë çifti nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë lajm, duke na lënë të pazbuluara detajet mbi marrëdhënien mes tyre.