HomeAktualitetKronike

PD sulmon ministrin Xhafaj duke publikuar dosjen e vëllait të dënuar në Itali: 7 vjet burg për trafik droge

PD sulmon ministrin Xhafaj duke publikuar dosjen e vëllait të dënuar në Itali: 7 vjet burg për trafik droge

Ashtu siç edhe paralajmëroi, Partia Demokratike ka publikuar dokumentin që tregon se vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është dënuar me shtatë vite e dy muaj burg për disa vepra penale me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane. Vendimi për të është dhënë nga gjykata e Leces në vitin 2011.