HomeKronike

Bilanc tragjik i aksidentit në Greqi: 2 shqiptarë të vdekur, rëndë vajza e njërit pasi trajleri “copton” mjetin e tyre (Foto+Video)

Bilanc tragjik i aksidentit në Greqi:  2 shqiptarë të vdekur, rëndë vajza e njërit pasi trajleri “copton” mjetin e tyre (Foto+Video)

Një aksident tragjik me vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur sot në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktima kanë mbetur shqiptarët e moshës 65 dhe 60 vjeç, si dhe është plagosur rëndë vajza 34-vjeçare e këtij të fundit, të cilët janë përplasur nga një trajner, teksa po lëviznin me mjetin e tyre.

Në mjetin e tonazhit të rëndë ndodhej një shtetas grek 64-vjeçar, i cili ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur dy makina të tjera.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia greke ka vënë në pranga shoferin e trajnerit dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.