HomeBota

Zbardhen të tjera detaje! E sulmuan me thikë, ndërron jetë deputeti i njohur, arrestohet autori

Zbardhen të tjera detaje! E sulmuan me thikë, ndërron jetë deputeti i njohur, arrestohet autori

Deputeti konservator në Britaninë e Madhe, Sir David Amess ka ndërruar jetë në spital pas sulmit me thikë që ju bë pak çaste më parë.

Mediat vendase raportojnë se policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Deputeti veteran, i cili ka përfaqësuar Southend West në Essex që nga viti 1983, u sulmua në kishën metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, ndërsa ishte në një aktivitet elektoral, raportoi fillimisht Sky News.

Stafi në zyrën e Amess tha se ata nuk dinin detaje të mëtejshme dhe po prisnin përditësime.

Në një deklaratë të shkurtër, policia e Essex bëri me dije se një burrë ishte arrestuar pas këtij incidenti në Leigh-on-Sea.