HomeBota

Akuzohet se vrau pesë persona me shigjetë! Zbardhet ngjarja në Norvegji: Vrasësi i lirë, i arrestuari nuk ishte autori

Akuzohet se vrau pesë persona me shigjetë! Zbardhet ngjarja në Norvegji:  Vrasësi i lirë, i arrestuari nuk ishte autori

Reiner Ëinklarson vret pesë persona dhe plagos tre të tjerë me shigjeta”, ky ishte një ndër titujt i cili ka bërë xhiron në rrjet gjatë ditëve të fundit.

Mirëpo, pas shumë hetimeve të kryera nga autoritetet përkatëse Ëinklarson nuk është autorit i masakrës në Norvegji.

Sipas mediave të huaja hetuesit disa ditë pas ngjarjes kanë thënë se fotot e publikuara me hark në dorë nuk janë të 37-vjeçarit.

Deklaratat fillestare nga policia norvegjeze raportuan se i dyshuari kryesor ishte një danez 37-vjeçar i cili ishte konvertuar në Islam dhe prirjet radikale të cilit e kishin sjellë në vëmendje të policisë.

Më herët në një deklaratë për mediat shefi i policisë Ole Bredrup Saeverud bëri me dije se i dyshuari ishte arrestuar, teksa shtoi se hetimet do të vijonin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mirëpo, nga hetimet e kryera 37-vjeçari rezultoi i pafajshëm dhe është liruar nga qelia.

Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ndodhi më 13 tetor ku një person qëlloi për vdekje pesë persona dhe la të plagosur tre të tjerë me hark me shigjeta.