HomeNostalgji

“Dhuratë për ditëlindje” kënga fituese në festivalin e këngës 1969, kënduar nga David Tukiçi

“Dhuratë për ditëlindje” kënga fituese në festivalin e këngës 1969, kënduar nga David Tukiçi

Më 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1969 u realizua Festivali i VIII i Këngës në Radio, në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë. Ky vit solli ndryshime në krijimtari por edhe në organizim. Në të u kënduan 21 këngë të reja nga 12 këngëtarë të rinj e të vjetër, në dy interpretime dhe në tri netë.

Çmimi i parë ju dha këngës “Dhuratë për ditëlindje”, e kënduar nga David Tukiçi, i cili mbetet në historinë e festivaleve ndër konkurrentët më të vegjël në moshë. Kënga e kompozuar nga Nikolla Zoraqi dhe poet Fatos Arapi, mbetet ende një ndër këngët më të njohura të historisë së muzikës së lehtë shqiptare.

Festivali 8 i Këngës në Radio
Viti 1969

\n
21 këngë konkurruese.

\n
Udhëheqës artistik: Nikolla Zoraqi

\n
Regjisor: Albert Minga

\n
Dirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja

\n
Orkestra e madhe: Radiodifuzioni

\n
Prezantues: Elisabeta Vasili, Kiço Fotiadhi