HomeAktualitetDebat

Deklarata më qeshrake që është thënë deri sot nga një jurist! Djali i Rustem Gjatës: Berisha fiton gjyqin në Gjykatën e Parisit nëse Blinken nuk paraqitet…d.m.th. s’ka prova

Deklarata më qeshrake që është thënë deri sot nga një jurist! Djali i Rustem Gjatës: Berisha fiton gjyqin në Gjykatën e Parisit nëse Blinken nuk paraqitet…d.m.th. s’ka prova

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha mund të fitojë gjyqin në Gjykatën e Parisit, në rast se pala tjetër nuk paraqet asnjë fakt. Kjo është idiotësia më e madhe që një jurist mund të nxjerrë nga goja publikisht. Berisha nuk ka asnjë gjyq me Blinkenin por me DPA.

Në fakt gjyqi qesharak i Berishë as që ekziston, Gjata flet përçartë, sepse Departamenti i shtetit nuk ka shpallur non grata Macronin si shtetas francez, por një pensionist shqiptarë, të cilit i ka mbyllur derëne shtëpisë amerikane familjarisht dhe nuk i jep llogari askujt jo më një gjykate europiane.

Të imagjinosh se Sekretari i Shtetit të ShBA-së, do paraqitet në një gjykatë që as nuk e njeh se ekziston dhe të mbrohet për një të marrë si Sali Berisha që është një ish dhe sot nuk është askushi, vërtetë është çmenduri. Por ndoshta Çlirimi i Rustemit shikon ëndrra dhe qenka keq nga mendja, sepse këto broçkulla asnjë idiot i sapo dalë nga spitali nuk mund t’i këpus.

Lexoni çfarë thotë juristi dhe qeshni se në fakt është për të qarë, kur mendon se ky ka qenë një nga drejtuesit e PD-së.

“Nëse Blinken nuk paraqitet, atëherë konsiderohet që ai s’ka asnjë provë dhe pranohet padia e Berishës. Do të ishte shumë e dëmshme nga pikëpamja politike kjo për Blinken, për emrin që gëzon ky institucion i madh me fuqi të madhe botërore, që të humbte një gjyq për shpifje në Gjykatën e Parisit apo kudo qoftë. Do të ishte një humbje e turpshme”. /Ekskluzive.al