HomeSport

Champions League: Chelseat i mjafton një gol, triumf i Wolfsburg ndaj austriakëve

Champions League: Chelseat i mjafton një gol, triumf i Wolfsburg ndaj austriakëve

helsea u mjaftua me një gol ndaj Malmo, në takimin për xhiron e katërt të grupeve të Champions League (0-1).

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me londinezët që ishin më kërkues. Goli do vinte në të 56-tën, kur Ziyech shfrytëzon më së miri një pasim të Odoi dhe dërgon topin në rrjetë. Skuadra do kërkonte edhe “rrjetën” e sigurisë, por pa ia dalë dot.

Wolfsburg mundi 2-1 Salzburg. Baku realizoi për vendasit pas 3 minutash, ndërsa Wober barazoi pas gjysmë ore lojë.

“Ujqërit” triumfuan falë golit të Nmecha pas 60 minutash lojë.Pas pak luhen takimet e tjera.