HomeAktualitetDebat

“Hiq dorë nga e kaluara dhe konfliktet me Berishën”! Kreshnik Spahiu i kthehet qytetarit dhe ia numëron ‘një për një’: Mos bëni eksperimente se do të shkatërroheni totalisht!

“Hiq dorë nga e kaluara dhe konfliktet me Berishën”! Kreshnik Spahiu i kthehet qytetarit dhe ia numëron ‘një për një’: Mos bëni eksperimente se do të shkatërroheni totalisht!

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu komentoi sot vendimin e Sali Berishës se do të jetë kandidat për kryeministër.

“Në 10 foltore rresht Sali Berisha ka deklaruar që kryetari i Partisë Demokratike s’do jetë edhe kandidat për kryeministër. Dje Berisha tha: “Kam vendosur të kthehem kryeministër i Shqipërisë”

A nënkupton kjo, që Berisha hoqi dorë nga ideja për tu bërë kryetar i PD për shkak presionit amerikan.

Flet përçart apo çfarë thotë sot, e dredh nesër?”, shkruante Spahiu.

Mirëpo pikërisht në këtë status të tij në rrjetet sociale, Spahiut i ka komentuar një qytetar i cili i shkruan që të lërë pas mllefet personale me Berishën pasi koha ka ndryshuar.

Ndaj këtij komenti nuk ka munguar asnjë një përgjigje tepër diplomatike e Spahiut.

“Nuk kam asgje kunder asaj qe thua i nderuar demokrat i ndershem dhe shume patriot. Perkundrazi une kam qene dhe jam kritik me Bashen me shume se Berisha dhe ju.

Thjesht eshte e pahijshme per levizjen FOLTORE: Qe te mbaj dy standarte.

Dy muaj rresht thote kryetari partise nuk do jete kryeminister dhe dje e ndryshoj dhe tha krejt te kunderten.

Mos toleroni devijime sot, qe mos digjeni neser.

Barisha ka nje disavantazh te madh: Moshën e tij 77 vjec.

Per shkak te moshes nuk mund te beni eksperimente sepse po humbet perseri kur ai te jete 81 vjec ne 2025 i bie qe te shkatrroheni totalisht sepse nuk mund vazhdoni me humbje kur ai te jete 88”, shkruan Spahiu.