HomeAktualitetKronike

Heronjtë e Tiranës! Ky është momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga flakët që përfshinë pallatin te Fresku (Video)

Heronjtë e Tiranës! Ky është momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga flakët që përfshinë pallatin te Fresku (Video)

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpetoi. Vogëlushi êshtë në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament mori flakë. Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord.

Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë. Aktualisht po monitorohet situata nga sherbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.