HomeKronike

Skenë si nëpër filma! Tre persona të armatosur mësyjnë në lokal, i afrohen disa të rinjve dhe… (Video)

Skenë si nëpër filma! Tre persona të armatosur mësyjnë në lokal, i afrohen disa të rinjve dhe… (Video)

Skena të ngjashme si ato të filmave është shënuar në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Tre persona të armatosur, kanë mësyrë në lokal dhe duket se kanë kërcënuar disa të rinjtë që qëndronin ulur.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre i afrohet të rinjve dhe u kërkon mjetet e identifikimit.

Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Deri më tani në Policinë e Lezhës nuk ka pasur asnjë denoncim mbi këtë rast, ndërsa ende nuk dihet qëllimi i personave të armatosur.