HomeAktualitetDebat

“I dridheshin leqet e këmbëve që nga momenti që ka dalë emri i …”! Flamur Noka zbulon telefonatën me Bashën: Më habiti! Ishte i tmerruar

“I dridheshin leqet e këmbëve që nga momenti që ka dalë emri i …”! Flamur Noka zbulon telefonatën me Bashën: Më habiti! Ishte i tmerruar

I ftuar në emisionin “Politico”, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar një detaj që nuk dihej deri më tani nga gara për kreun e PD-së.

Deputeti Noka në fjalën e tij u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që Agron Shehaj do të garonte gjithashtu për kreun e partisë.

Sipas tij, Basha e kishte kontaktuar, e për të kishte një reagim të fortë frike ndaj tij.

“Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit.

Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i tmerruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di.

Ishte i tmerruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmendë Sali Berishën?,”-tha në fjalën e tij Flamur Noka.