HomeAktualitet

Rama shpërndan VIDEON nga destinacioni më i ri turistik në vendin tonë: Këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë

Rama shpërndan VIDEON nga destinacioni më i ri turistik në vendin tonë: Këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video të publikuar ku ka prezantuar një tjetër destinacion turistik, ku bëhet fjalë për bukuritë e liqenit të Komanit. Më saktësisht nga Maja e Murgës.

Ky është destinacioni më i ri turistik i Pukës sipas kreut të qeverisë dhe vetëm këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë.

“Mirëmëngjes, dhe me bukuritë që shtrihen mbi liqenin e Komanit, Maja e Murgës, destinacioni më i ri turistik i Pukës që këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.