HomeNostalgji

“Nga dhimbja që ndjej unë, është mall, sa mall, o Perëndi”! Ish-ministri i Financave publikon vargjet në kujtim të Sokol Olldashit dhe prek me fjalët: Dorën zgjata si gjithnjë, nën plisin që di veç unë…

Shumë figura politike ditën e sotme kanë kujtuar të ndjerin, Sokol Olldashin. Me një mesazh prekës miku i tij i ngushtë ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka kujtuar ish-kolegun e tij, ministrin e Transportëve i cili ndërroi jetë në një aksident rrugor në vitin 2013.

Poezia e ish-ministrit të Financave mban emrin “Sokol”, ndërkohë në vargje ai shpreh mallin që ndjen për humbjen e mikut dhe ish-kolegut të tij, në qeverinë Berisha.

Sokol!

Te te shikoja, desha sot,

Ne diten kur ti u nise,

Kur tines ike nga kjo bote,

Dhe boten qesendise.

Te te llafosja doja shume,

Por heshtja jote step

Kjo bote veç gryen si nje lume,

Ti bardhesisht je mbret.

Ndaj doren zgjata si gjithnji

Nen plisin qe di vec une,

Mora cigaren qe drodhe ti,

…dhe lotet rrodhen lume.

Mos qesh, mos shih me qesendi,

Nga dhimbja qe ndjej une,

Eshte mall, sa mall, o Perendi,

Qe plas, qe can dhe gure.