HomeSociale

“Uroj me shpirt një vdekje të ngadaltë”! Moderatorja e njohur shqiptare publikon foton dhe shpërthen ndaj kryeinspektorit të policisë: Mostër!

“Uroj me shpirt një vdekje të ngadaltë”! Moderatorja e njohur shqiptare publikon foton dhe shpërthen ndaj kryeinspektorit të policisë: Mostër!

Moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati ka reaguar për arrestimin e oficerit të komisariatit të policisë Sarandë, Petraq Rako i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 13 vjeçare.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka publikuar një foto të efektivit 63-vjeçar teksa shkruan:
“Uroj me shpirt një vdekje të ngadaltë dhe të hidhur për këtë dhe gjithë monstrat si ky”.

63-vjeçari Petraq Rako u arrestua disa ditë më parë nga SHÇBA pasi u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Kryeinspektori i policisë, mësohet se shfrytëzonte të miturën për prostitucion, sëbashku me një 62-vjeçar tjetër, Stefan Koloi, gjithashtu i arrestuar.