HomeKronikeLifestyle

Bota e modës në zi! Ndahet nga jeta stilisti i famshëm i Louis Vuitton

Bota e modës në zi! Ndahet nga jeta stilisti i famshëm i Louis Vuitton

Stilisti i njohur i rrobave për meshkuj për Louis Vuitton, Virgil Abloh ka humbur betejën me kancerin në moshën 41-vjeçare.

Kompania franceze LVMH tha këtë të dielë se Abloh u nda nga jeta pas një beteje të gjatë disa vjeçare me sëmundjen e rëndë.

“Jemi të shokuar nga ky lajm”, tha pronari i kompanisë Bernard Arnault. “Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjeni, një vizionar; ishte gjithashtu një njeri me shpirt të bukur dhe me mençuri të madhe”.

Pavarësisht betejës me sëmundjen e rëndë, ai nuk hoqi kurrë dorë nga krijimtaria dhe dizajnimi, duke u bërë frymëzim për shumë të tjerë. Abloh kishte hapur edhe kompaninë e tij të veshjeve “Off-White”.