HomeBota

Vrasje misterioze në Berlin! Pesë persona gjenden të pajetë në banesë, mes tyre tre fëmijë! Në trupat e viktimave plagë thike e plumbash

Vrasje misterioze në Berlin! Pesë persona gjenden të pajetë në banesë, mes tyre tre fëmijë! Në trupat e viktimave plagë thike e plumbash

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa ende nuk dihen shkaqet e krimit. Një prokuror ka deklaruar se skuadra e mjekësisë ligjore ndodhet në vendin e ngjarjes. Sipas tij, të vdekurit janë dy të rritur dhe tre fëmijë.

Pesë persona janë gjetur të vdekur në një banesë në Berlin. Mësohet se mes viktimave janë tre fëmijë. Sipas BILD mësohet se në trupat e viktimave janë konstatuar plagë plumbash dhe thike.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa ende nuk dihen shkaqet e krimit. Një prokuror ka deklaruar se skuadra e mjekësisë ligjore ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, të vdekurit janë dy të rritur dhe tre fëmijë. Të rriturit thuhet se janë të moshës 40-vjeçare ndërsa tre fëmijët janë përkatësisht, 4, 8 dhe 10 vjeç.