HomeAktualitetDebat

Filozofi Jar Nishani shpall disfatën: Demokratët nuk vijnë kurrë në pushtet, lidershipi kontrollohet nga Rama

Filozofi Jar Nishani shpall disfatën: Demokratët nuk vijnë kurrë në pushtet, lidershipi kontrollohet nga Rama

Bujar Nishani deklaroi se “demokratët nuk vijnë dot në pushtet kurrë, përsa kohë lidershipi dhe drejtimi i partisë së tyre është marrë peng e kontrollohet nga maxhoranca dhe Edi Rama.”

Në një shënim në Fb, Nishani theksoi se “kjo situatë e përjetëson të majtën dhe Edi Ramën në pushtetin më të korruptuar e të inkriminuar të 30 viteve të fundit dhe projekton qartë demokratët në opozitë edhe për 30 vitet e ardhëshme.”

“Ndryshimi i Partisë Demokratike, rithemelimi i saj, reformimi e modernizimi janë emergjencë kombëtare dhe përgjegjësi morale e politike e demokratëve”, ka nënvizuar ish-Presidenti në përfundim.

Mirpo Nishani shpall disfatën e PD-së sepse reformimi dhe dhe modernizimi i partisë nuk mund të bëhet nga Sali Berisha i shpallur non grata si antidemokra, hajdut, i korruptuar dhe antishqiptarë.