HomeAktualitet

“11 dhjetori i Berishës”, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor pritet të vizitojë Tiranën

“11 dhjetori i Berishës”, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor pritet të vizitojë Tiranën

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Eskobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.

Zyrtarisht nuk ka ende konfirmim për agjendën, por burime pohojnë se pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Ai e viziton Shqipërinë në mes te debatit që ka përfshirë lidershipin aktual të PD dhe ish kryetarin e saj Sali Berisha, i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit. Zoti Escbar në një reagim tijin pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

Nuk dihet ende me siguri nëse vizita e tij në vendet e Ballkanit perëndimor do të pasohet me masa të reja për Shqipërinë apo për vende të tjera të rajonit.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi.