HomeAktualitet

A do preken zyrtarë shqiptarë? Anthony Blinken paralajmëron zhvillime të bujshme, zbardhet njoftimi i rëndësishëm

A do preken zyrtarë shqiptarë? Anthony Blinken paralajmëron zhvillime të bujshme, zbardhet njoftimi i rëndësishëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka bërë një postim në rrjetin e tij social Twitter, ku ka shkruar se Departamenti Amerikan i Shtetit do të vazhdojë punën për ndalimin e korrupsionit në të gjithë globin dhe për të bërë të mundur rritjen e transparencës.

“Korrupsioni dhe efektet e tij të dëmshme kanë potencialin të prekin pothuajse të gjitha aspektet e shoqërisë. Strategjia e SHBA-së për Kundër Korrupsionit përshkruan mënyrat se si Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndihmojë në luftën efektive për transparencë dhe parandalimin e korrupsionit në mbarë globin”, shkruan ai.

Kujtojmë se dy ditë përpara mbledhjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, i thirrut nga ish kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata në maj të këtij vitit nga SHBA do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërkohë, në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama, por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur Kuvendin e tij më 18 dhjetor.