HomeAktualitetDebat

Profesori tregon se çfarë ndodhi në të vërtet në “Foltoren” e Sali Berishës me demokratët në SHBA: Mblodhi picamenë e kamarierë! Presidenti i Vatrës s’mbledh 5 vetë në kafe

Profesori tregon se çfarë ndodhi në të vërtet në “Foltoren” e Sali Berishës me demokratët në SHBA: Mblodhi picamenë e kamarierë! Presidenti i Vatrës s’mbledh 5 vetë në kafe

Prof.Dr. Shinasi Rama thotë se Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët në SHBA nuk kishte asnjë vlerë përveç konsumit publik.

Ai shkon deri aty sa flet për picamenë e kamarierë ndërsa për Presidentin e Nderit të Vatrës që kritikoi ashpër ambasadoren amerikane Kim thotë se është kryetar i një shoqate që nuk mbledh dot 5 veta në kafe.

“Sali Berisha mundet të bëjë takime virtuale me picamena, me restorante, kamariera, pastruesa, sa ti dojë qejfi. Kim përfaqëson presidentin e SHBA në shtetin shqiptar, është zëri i Amerikës.

Ata njerëz kanë të drejtë të mos pajtohen me Kim, me politikën e Presidentit. Unë nuk jam ata dhe ai zotëria që nuk pajtohet me Yuri Kim është kryetari i një shoqate që nuk mbledh as 5 veta me pi kafe.

Ajo që bëri Berisha ishte për konsum ndaj shtresave të pakënaqura nga sundimi kriminal i Edi Ramës, nga korrupsioni shtetëror, që nuk shohin shpresë tjetër, që nuk duan ta pranojnë se zgjidhja është shtet-kombi, se ka njerëz dhe ide të tjera që japin zgjidhje më të mira se ky njeri që mbart mbi vete krime të panumërta”, tha ai për Ora News.