HomeAktualitetDebat

“Amerikanët po përgatisnin dosjen për të dy, jo vetëm për njërin”, Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Këto të vërteta do dalin nesër! Berisha pengu fatkeq i…

“Amerikanët po përgatisnin dosjen për të dy, jo vetëm për njërin”, Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Këto të vërteta do dalin nesër! Berisha pengu fatkeq i…

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin “Arnautistan” se ish-lideri i PD Sali Berisha prej 2017-ës ka qenë pengu fatkeq i Lulzim Bashës.

Sipas tij do të zbulohen disa të vërteta dhe një prej tyre është edhe djegia e mandateve që siç u shpreh ai nuk ishte presion ndaj Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve të cilët po përgatisnin dosjen e zezë për të dy dhe jo për njërin.

“Ka qenë Berisha pengu fatkeq i Bashës. Do të dalë nesër kjo, është duke u vërtetuar. Do zbulojmë disa të vërteta të thjeshta. Prej 2017-ës ka qenë kështu.

Djegia e mandateve ishte një nga gomarllëqet më të mëdha në vend, do zbulojmë se nuk ishte presion ndaj Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve të cilët po përgatisnin dosjen e zezë për të dy dhe jo për njërin. Për të parin për dyshimet për përdorimin e fondeve ruse”, tha Vangjeli.