HomeAktualitet

“As Berisha nuk ia ka thënë Bashës këtë”! Plas keq sherri mes Bejkos dhe Hoxhës, ndërhyn në debat edhe Eni Vasili: Mos mu drejto mua me ky!

“As Berisha nuk ia ka thënë Bashës këtë”! Plas keq sherri mes Bejkos dhe Hoxhës, ndërhyn në debat edhe Eni Vasili: Mos mu drejto mua me ky!

Roland Bejko dhe Lisandër Hoxha u përplasën sot ashpër me njëri-tjetrin në emisionin ‘Open’ teksa po komentonin zhvillimet brenda PD-së.

Bejko mbështet kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa Hoxha ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hoxha e konsideroi një ‘oligark’ Bashën, por mori kundërpërgjigje nga Bejko. Ai iu drejtua me ‘ky’ Hoxhës, por atij nuk i pëlqeu kjo gjë.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Lulzim Basha një oligark, as Berisha s’e thotë zoti Hoxha

Roland Bejko: Ja, po e thotë ky

Lisandër Hoxha: Ky nuk jam unë, ky thotë, kam emër

Roland Bejko: Ky është përemër dëftor, unë jam këtu, ti atje, ky do them, si do të të them

Lisandër Hoxha: Nuk do të të jap leksione gramatike tani