HomeBotaNostalgji

“Më vdiq djali 5 muajsh”/ Trondit aktori i njohur, mes lotësh jep lajmin e hidhur

“Më vdiq djali 5 muajsh”/ Trondit aktori i njohur, mes lotësh jep lajmin e hidhur

Një lajm tronditës ka ardhur nga aktori i njohur amerikan Nick Cannon. Mes lotësh ai ka njoftuar se ka humbur djalin e tij të vogël nga një tumor në tru.

Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Shoë”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ndërroi jetë.

Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt.

41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.